Fjalëkryq Shqip / privatësia

Politika e privatësisë.

Fjalëkryq Shqip është një aplikacion fjalëkryqesh për Android nga DashCode Agency, Tiranë. Nuk kërkon emrin, email-in apo numrin tuaj të telefonit dhe nuk i shet të dhënat tuaja. Përditësuar më 30 tetor 2026.

Në pajisjen tuaj

Ruhen lojërat, statistikat, yjet e niveleve, ndihmat, vendi që zgjidhni ("Nga jeni?") dhe kategoritë. Nëse kopjet rezervë të Android-it janë aktive, sistemi mund t'i përfshijë në kopjen tuaj rezervë.

Në serverin e lojës

Serveri (Supabase, në Londër, Mbretëria e Bashkuar) shërben fjalëkryqet dhe ruan:

  • një llogari anonime me një numër të rastësishëm, që krijohet vetë në hapjen e parë; nuk lidhet me emrin ose email-in tuaj;
  • nivelet që keni përfunduar, me yjet dhe kohën, që të ruhet përparimi;
  • sa fjalëkryqe keni marrë çdo ditë, për të kufizuar keqpërdorimin;
  • përkufizimet që raportoni si të gabuara, me arsyen që zgjidhni;
  • kohët e fjalëkryqeve të ditës dhe të niveleve, për renditjet;
  • adresën IP, që shfaqet në regjistrat teknikë të serverit për pak ditë.

Pseudonimi dhe renditjet

Nëse zgjidhni një pseudonim, ai shfaqet në renditje dhe në faqen publike të lojës bashkë me vendin që keni zgjedhur ("Nga jeni?") dhe kohët tuaja. Pa pseudonim nuk shfaqeni askund. Faqja publike tregon vetëm shifra të përgjithshme dhe pseudonime.

Luani bashkë

Kur luani me dikë në një dhomë, lojtari tjetër sheh pseudonimin tuaj (ose "Lojtari tjetër"), nëse jeni i lidhur, shkronjat dhe vendin ku jeni në rrjetë (bashkë) ose sa keni plotësuar (garë). Serveri ruan dhomën, rrjetën e përbashkët dhe rezultatin.

Hyrja me Google (me dëshirë)

Nëse hyni me Google, ruajmë adresën email dhe emrin e llogarisë suaj Google që t'ju njohim në çdo telefon. Nuk i shfaqim askujt dhe nuk i përdorim për gjë tjetër.

Reklamat

Versioni falas shfaq reklama nga Google AdMob (Google Ireland Ltd.). Për t'i shfaqur e matur ato, Google mund të përdorë identifikuesin e reklamave të pajisjes, adresën IP dhe të dhëna teknike për pajisjen. Në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër ju pyesim më parë për pëlqimin dhe mund ta ndryshoni atë te Cilësimet › Zgjedhjet e privatësisë për reklamat. Me Fjalëkryq Plus nuk shfaqen reklama. Shihnisi i përdor Google të dhënat.

Blerjet

Abonimi Fjalëkryq Plus paguhet përmes Google Play; ne nuk i shohim të dhënat e pagesës. Ruajmë vetëm gjendjen e abonimit (aktiv ose jo, deri kur) për ta lidhur me llogarinë tuaj.

Firebase

Disa shërbime teknike i ofron Firebase nga Google (Google Ireland Ltd. dhe Google LLC), që i përpunon të dhënat për ne dhe mund t'i përpunojë edhe jashtë Bashkimit Evropian. Ato përdorin një identifikues të rastësishëm të instalimit të aplikacionit, që nuk lidhet me llogarinë tuaj në lojë, me emrin apo me identifikuesin e reklamave:

  • Raportet e rënieve (Firebase Crashlytics): nëse aplikacioni bie, ai dërgon një raport teknik që na ndihmon ta ndreqim gabimin: gabimin teknik, versionin e aplikacionit, modelin e pajisjes dhe versionin e Android-it.
  • Statistikat e përdorimit (Firebase Analytics dhe Performance Monitoring): ngjarje të shkurtra, p.sh. që një nivel u nis ose u përfundua (me yjet dhe kohën), që u përdor një ndihmë ose që u hap faqja e Plus, sa shpesh dhe sa gjatë përdoret aplikacioni, vendi (nga adresa IP), modeli i pajisjes dhe sa shpejt hapet aplikacioni. Na tregojnë sa lojtarë kthehen dhe ku loja është shumë e vështirë. Nuk përmbajnë kurrë emrin, email-in apo çfarë shkruani. Ruhen 2 muaj. I çaktivizoni teCilësimet › Të dhënat tuaja › Ndani statistikat e përdorimit.
  • Njoftimet (Firebase Cloud Messaging): nëse i lini aktive teCilësimet › Njoftimet (dhe Android-i i lejon), pajisja juaj merr një kod të rastësishëm që i dërgojmë kujtesën e fjalëkryqit të ditës dhe lajme për lojën.
  • Cilësimet dhe mesazhet në aplikacion (Firebase Remote Config dhe In-App Messaging): aplikacioni shkarkon rregullat e lojës (p.sh. sa ndihma falas ka çdo ditë) dhe, nganjëherë, një mesazh nga ne brenda aplikacionit.
  • Mbrojtja nga kopjimi (Firebase App Check me Google Play Integrity): çdo kërkesë te serveri i lojës mban një provë që vjen nga aplikacioni origjinal i Google Play në një pajisje të vërtetë; serveri vetëm e kontrollon, nuk e ruan.

Nuk ka analitikë marketingu. Të dhënat në pajisje fshihen kur çinstaloni aplikacionin ose pastroni të dhënat e tij. Si t'i fshini të dhënat në server, shihni më poshtë.

Fshini të dhënat

Në aplikacion: Cilësimet › Të dhënat tuaja › Fshi të dhënat e mia në server. Llogaria fshihet menjëherë, bashkë me gjithçka që ruan serveri për ju (përparimin, rezultatet, pseudonimin, lidhjen me llogarinë Google dhe me abonimin); raportet e përkufizimeve që keni dërguar mbeten, pa asnjë lidhje me ju. Identifikuesi i statistikave në telefon zëvendësohet me një të ri, dhe statistikat e vjetra fshihen vetë pas 2 muajsh. Nëse keni Fjalëkryq Plus, anulojeni më parë abonimin te Google Play.

Pa aplikacion (p.sh. pasi e keni çinstaluar): na shkruani te adresa më poshtë nga adresa e llogarisë Google me të cilën keni hyrë, ose na tregoni pseudonimin tuaj, dhe e fshijmë llogarinë brenda 30 ditëve. Regjistrat teknikë të serverit fshihen vetë pas pak ditësh.

Pyetje

Na shkruani: